Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ramadani: Kufizimet për vizitat familjare, dasmat, ahengjet, ceremonitë mortore e grumbullimet ende mbesin në fuqi

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se lehtësimi i masave në Kosovë varet nga qytetarët dhe situata në terren.

“Sot po e themi një etapë të re të lehtësimeve dhe që vlen të ritheksohen se shumica e masave do të mbeten në fuqi deri me 18 maj kur do të revidohen, por, kjo shpejtësi varet nga bashkëpunimi dhe përcjellja e vazhdueshme e situatës në terren, duke bashkëpunuar me të gjitha insitutiocnet tjera”, ka deklaruar ai.

Ramadani, në konferencën për media poashtu ka deklaruar se 200 raste të reja kanë mundur që të parandalohen në rast se nuk do të kishte ndodhur grumbullimi i njerëzve.

“Ndalimi i vizitave familjare grumbullimi, dasmat, ahengjet e ceremonitë mortore. Duke pas parasysh se gabimet mund të jenë fatale, kjo është vërtetuar në një etapë të përcjelljes së situatës nga fillimi deri më sot që kemi pasur 200 raste të reja që kanë mundur të mos jenë po qe se qytetarët do t’i respektonin rregullat. Tashmë e dimë, dhe prap i lusim qytetarët që t’i përmbahen strikt rekomandimeve”, tha Ramadani, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat.

“Ne ju lutemi të respektoni masat e shpallura, ruani shëndetin sepse pakujdesia ju kushton me jetë. Ju lutem mbani distancë fizike dhe mbani higjienë personale”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë