Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar hartën e zonave të gjelbërta ku do të ketë lehtësim të lëvizjes për shkak se ka pak ose asnjë rast me COVID-19.
Rama thotë se nga ora 09:30- 17:30 lejohen të lëvizin këmbësorë dhe automjete pa autorizim por jo më shumë se dy veta.
Pensionistët do të lejohen të dalin deri në orën 08:30 dhe në fashën ku dalin pensionistët nuk duhet të dalë askush tjetër veç atyre që janë në punë.
Po ashtu nuk lejohet frekuentimi i parqeve për 14 ditë e ardhshme. Zonë e gjelbër tashmë është shpallur në veri Dibra, Mati, Klosi dhe Bulqiza, në perëndim Divjaka, në juglindje Prrenjasi, Librazhdi dhe Pogradeci kurse në jug Gjirokastra si qark. Po ashtu edhe Saranda, Himara me Konispolin./ballkanweb/