Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sot Bashkimi Evropian ka nënëshkruar një kontratë prej 5 milionë euro si ndihmë ndaj Kosovës për luftimin e COVID-19.
“Bashkimi Evropian nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milion eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19
Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së
BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, do të nënshkruajë sot një
kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për
luftimin e pandemisë COVID-19. Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të
transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në Facebook përmes faqes së BE-së në
Kosovë (@EuropeanUnionInKosovo). Ngjarja do të zhvillohet përmes një platforme
virtuale të takimeve.
Kontrata do të përfshijë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike
dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës
Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë,
pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, auto-ambulanca, oksimetër pulsi
në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë,
elektrokardiografë.
Në rast se disa nga artikujt e mësipërme nuk mund të sigurohen, do të
prokurohen furnizimet e artikujve të tjerë të nevojshëm, siç janë testet,
gypat, maskat, dorezat dhe dezinfektuesit. Artikujt do të blihen përmes Zyrës
së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë
nënshkruesi tjetër i kontratës. Eventi do të zhvillohet në prani të
Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë,
Arben Vitia.
Ftohen mediat ftuar të ndjekë transmetimin e drejtpërdrejtë në faqen e BE-së në
Facebook”, njofton Ministria e Shëndetësisë.













