Mbi 10 milionë euro në ditë humb ekonomia e Kosovës si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, janë 120 mijë punëtorë që rrezikojnë të mbesin pa paga.
“Te sektorët sikur ndërtimi dhe prodhimi kemi rënie të qarkullimit deri më 20%, pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur direkt ose indirekt. Nga 240 mijë punëtorë janë 120 mijë punëtorë që janë jashtë vendeve të punës e që ose do ta marrin pagën të përgjysmuar ose nuk do ta marrin fare”.
Sipas Rukiqit, kompensimi që Qeveria e Kosovës është duke i bërë punëtorëve të sektorit privat me 170 euro është shumë i vogël sepse ai ka kërkuar që kjo shumë të jetë 289 euro.
Nëse kjo gjendje sipas Rukiqit zgjatë me muaj, dëmi që do i bëhet ekonomisë së Kosovës është mbi 1 miliardë euro.











