Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur që Ministri në Detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka propozuar të ndahen 41 milionë euro për paga në sektorin privat.
Njoftimi i plotë nga Rukiqi është ky:
“Ministri i Financave sapo propozoj:
– 41 milione euro
per paga
– 12 milione euro per qirate (per 2 muaj)
– 20 milione per likuiditet te kompanive
Kjo per fazen emergjente. Mire per fillim, por do te insistojme qe ne faza tjera te alokohen edhe mjete shtese”, ka shkruar Rukiqi.