Komuna e Prishtinës ka informuar që është duke vazhduar dezinfektimi i hapësirave të hyrjeve kolektive.
“Procesi i dezinfektimit të hapësirave të hyrjeve kolektive po vazhdon.
Sot rradhën e kanë hyrjet kolektive në zonën Qendër.
Ne po zbatojmë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërsa ju vetëm duhet të qëndroni në shtëpi duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!
Prandaj #rriNshpi 🏡”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.