Pas rastit të parë me koronavirus në Komunën e Shtimes, është marrë vendim që ë vendoset në karantinë Lagjja Hysenaj në Petrovë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli.
‘Nga mbledhja e Shtabit Emergjent të mbajtur pak më herët është marrur vendim që:
1. Nga sot të vendoset në Karantinë, Lagjja Hysenaj (Rr. Xhemshir Xhemshiri) Petrovë.
Rreth rastit janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat dhe udhëzimet nga institucionet.
Ne jemi duke përcjellur situatën nga afër dhe jemi të mobilizuar dhe këto momente jemi me familjen e prekur dhe do ta tejkalojmë së bashku këtë situatë, thuhet tutje në postimin e Ismajlit./Familja Jonë












