Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj lokaleve që për shkak të vendimit të Qeverisë për të ndaluar punën e tyre pas orës 23:00, kanë vendosur që të fillojnë festat më herët.
“Disa lokale po punojnë me logjikën si në foto. Jo, Jo dhe Jo. Duhet me e rrit distancen sociale përkohësisht. Përderisa qeveria nuk ka vendos për mbyllje, reduktimi i orarit nuk do të thotë që lëvizin ndejat, por që reduktohen ato. Të gjithë së bashku duhet të veprojmë dhe të mendojmë për njëri tjetrin. #rriNshpi“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.














