Padyshim që shega edhe në pamje të parë është e hijshme. Por, krahas kësaj, është edhe shumë e shëndetshme.
Dietologia Julia Zumpano, RD, LD, më poshtë tregon se pse këto fruta me lëng janë të shëndetshme për ne.
1. E pasur me antioksidantë
Antioksidantët janë substanca që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga toksinat mjedisore siç janë ndotja dhe tymi i cigares. Antioksidantët njihen se ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmtimit të ADN-së që mund të çojë në kancer.
Studimet sugjerojnë se mund të jetë një shtesë ushqyese për një dietë të shëndetshme me bazë bimore siç është dieta mesdhetare.
2. Ndikon në shëndetin e prostatës
Disa studime kanë zbuluar se përbërësit në lëng shege ndihmuan për të penguar lëvizjen e qelizave të kancerit duke dobësuar tërheqjen e tyre në një sinjal kimik që promovon përhapjen e kancerit.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se lëngu i shegës duket se bën shtypjen e qelizave kancerogjene dhe rritjen e vdekjes së qelizave kancerogjene te burrat që kanë pasur trajtim paraprak për kancerin e prostatës.
3. Ndihmon shëndetin e zemrës
Antioksidantët në lëng shege mund të ndihmojnë për të mbajtur kolesterolin në një formë që është më pak e dëmshme dhe gjithashtu mund të zvogëlojë pllakën që tashmë është formuar, tregojnë disa studime.
“Ka disa studime që tregojnë se shegët mund të ndihmojnë për të parandaluar ndërtimin e pllakave në arteriet tuaja”, thotë Zumpano.
“Nëse sëmundja e zemrës është e pranishme në familjen tuaj, do të kishte kuptim të shtoni shegë në dietën tua”./Familja Jonë