Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse nënat qëndrojnë zgjuar deri vonë edhe pse janë vërtet të rraskapitura?!

Nënat duhet të merren me shumë gjëra përnjëherësh. Herët në mëngjes, fëmijët fillojnë të qajnë dhe kërkojnë mëngjesin e tyre, një burrë mund të pyesë se ku mbeti bluza e tij e preferuar, dhe madje edhe qeni fillon të kërkojë dashuri. E gjithë kjo mund të jetë rraskapitëse, por nënat arrijnë të jenë të parat që zgjohen dhe të fundit që shkojnë në shtrat, ndërsa ende drejtojnë me sukses shtëpinë.

Edhe pse jemi të mahnitur nga aftësitë e nënave për të funksionuar pa pasur gjumë të duhur për një kohë të gjatë, ne jemi akoma kurioz pse ato zgjedhin të qëndrojnë zgjuar vonë.

Më poshtë mund të shihni disa nga mendimet se pse ndodh kjo!

  • Nënat e dinë se fëmijët e tyre nuk do të flenë menjëherë

Thjesht imagjinoni një mbrëmje të përsosur, të qetë familjare. Fëmijët kanë pastruar dhëmbët, kanë veshur pizhame dhe tani janë shtrirë në shtrat. Një nënë i puth për natë të mirë dhe shkon në dhomën tjetër, e gatshme që më në fund të ketë ca kohë për veten. Por 10 minuta më vonë, një fëmijë i afrohet asaj dhe i kërkon ujë. Dhe pastaj një përrallë. Dhe ndoshta për të ndezur dritat.

Nënat me përvojë e dinë që fëmijët mund të adresojnë shumë nga nevojat e tyre pasi t’i vendosni për të fjetur, kështu që nuk e shohin të arsyeshme të shkojnë menjëherë në shtrat herët pasi do të shqetësohen më vonë sidoqoftë.

  • Nënat duhet të kryejnë detyrat e shtëpisë

Ndërsa burrat janë plotësisht të aftë të trajtojnë shumë nga punët e shtëpisë, pastrimi i shtëpisë ku jetojnë fëmijët mund të mos jetë një detyrë e lehtë, edhe për 2 të rritur. Kështu që nënat flijojnë orë të çmuara të gjumit për ta përgatitur shtëpinë për nesër dhe për t’u siguruar që çdo anëtar i familjes është i përgatitur për ditën që do të vijë.

Bërja e listave të blerjeve ushqimore, caktimi i takimeve te mjeku dhe planifikimi i pushimeve mund të mos duket si një punë e madhe, por ato kërkojnë shumë vëmendje për detaje dhe kohë të lirë për të realizuar këto detyra. Dhe është më lehtë ta bësh këtë pa e ndërprerë njeri.

  • Nënave u duhet dëshpërimisht ca “kohë për veten”

Puna e një nëne nuk mbaron kurrë. Disa nëna madje bëjnë shaka se edhe dushi kthehet në një mision të pamundur pasi të kesh fëmijë. Kështu që ato duhet të gjejnë ca kohë vetëm për veten e tyre. Nuk ka rëndësi nëse nënkupton bërjen e një dushi të gjatë, Netflix ose duke bërë stërvitje në shtëpi.

Megjithë lidhjen e fortë me fëmijët e tyre, nënat janë akoma qenie njerëzore që duhet të plotësojnë dhe të kënaqin nevojat e tyre.

Nënat duan të rivendosin kufijtë e tyre personal

Pas një dite me fëmijët, gjithçka që dëshiron një nënë është të kalojë ca kohë vetëm në heshtje. Ndërsa të keni fëmijët dhe të dashurit tuaj përreth është një bekim, shumë nëna ndjehen të mbingarkuara për shkak të komunikimit të vazhdueshëm.

Fëmijët kërkojnë shumë vëmendje dhe duan të jenë rreth nënës së tyre gjatë gjithë kohës, kështu që mund të ndërhyjë në kufijtë personalë të një nëne dhe të shkaktojë parehati psikologjike. Dhe orët e qeta të natës mund të jenë koha e vetme kur nënat me të vërtetë i përkasin plotësisht vetvetes.

  • Nënat duan t’i kushtojnë ca kohë njerëzve të tjerë në jetën e tyre

Ndërsa pjesa më e madhe e jetës së çdo nëne sillet rreth fëmijëve të saj, ato ende kanë njerëz të tjerë të rëndësishëm me të cilët do të dëshironin të kalonin ca kohë. Një darkë romantike e bërë në shtëpi me një partner ose një bisedë intime rreth një orë të gjatë me një mik më të mirë rrallë ndodhë kur fëmijët janë andejpari.

Të kesh lidhje të tjera shoqërore dhe të ndërtosh marrëdhënie me njerëzit është e rëndësishme për mirëqenien mendore të një nëne dhe ndonjëherë natën është koha e vetme kur ajo mund të ketë mundësinë ta bëjë atë.

  • Nënat duan të përqëndrohen në ambiciet e tyre

Shumë nëna kanë ende një karrierë për të ndjekur. Ndërsa disa arrijnë të adoptohen me jetën e shtëpisë, të tjerat zgjedhin të punojnë si të pavarura. Disa nëna dëshirojnë të provojnë veten në një fushë të re ose të ndjekin një promovim.

Përfundimi i projekteve të punës, marrja e kurseve arsimore dhe përfundimi i detyrave në shtëpi kërkon shumë përqendrim dhe kohë. Pra, për shumë nëna, orët e vona të natës vonë mund të jenë e vetmja kohë që t’u kushtohen karrierës dhe vetë-zhvillimit.

Në fund të fundit, ku ka si nënat?!/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë