Ndodhë shpesh që cikli menstrual të vijë më herët se sa data e caktuar. Nëse e keni ciklin e rregullt atëherë mund të jenë disa arsye pse cikli mund të ju vijë më herët në disa raste!
Dieta – nëse keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit për të humbur peshë, atëherë mund të ndodhë që cikli menstrual të vijë më herët. Kjo për shkak që hormonet si: estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni mund të ndikohen nga ushqimi që konsumoni.
Medikamentet – nëse merrni kontraceptiv apo edhe medikamente të tjera, kjo mund të ndikojë në ciklin menstrual.
Stresi –ndikon drejtpërdrejt në hormonet që prekin më pas ciklin menstrual./FamiljaJone