Tipi 2 i diabetit është shumë problematik tek fëmijët. Sipas American Diabetes Association rreth 193 mijë amerikanë nën moshën 20 vjecare, kanë tipin 1 apo 2 të diabetit.
Arsyeja pse tipi 2 i diabetit është i përhapur tek fëmijët nuk dihet ende, por faktorët e rrezikut janë:
- Mbipesha
- Të kesh nënën me diabet – sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë
- Të kesh familjarë që kanë tipin 2 të diabetit
Simptomat e tipit 2 të diabetit tek fëmijët janë njëjtë sikur tek të rriturit e ato përfshijnë:
- Etje dhe urie
- Urinim i shpeshtë
- Vështirësi në shikim