Aloe vera vepron kundër inflamacionit, viruseve, baktereve dhe është e shkëlqyeshme për lëkurën por edhe për shëndetin në përgjithësi. Lëngu i kësaj bime është bërë aq popullor sa është gjetur në shumë produkte të lëkurës dhe flokëve si hidratues. Ai gjithashtu mund të forcojë sistemin tuaj imunitar, të frenojë çështjet e tretjes dhe të kontrollojë sheqerin në gjak.
Sipas Revistës Indiane të Dermatologjisë, aloe vera ka 75 përbërës aktivë që përfshijnë vitamina, enzima, minerale, sheqerna, linjinë, saponina, acide salicilike dhe aminoacide. Lëngu i kësaj bime përmban disa nga vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme si vitaminat B, C, E, dhe acidin folik.
Përfshirja e lëngut në rutinën tuaj të përditshme mund të ndihmojë në lehtësimin e çrregullimeve të tretjes si kapsllëku ose gazrat duke normalizuar bakteret e shëndetshme në zorrën tuaj dhe duke shtuar ujë të nevojshëm në to. Lëngu është gjithashtu i njohur për kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe mund të përfitojnë potencialisht njerëzit me para-diabet ose diabet tip 2.
Aloe verën është mirë ta mbani në dhomën e gjumit, sepse ndihmon edhe pagjumësinë./Familja Jonë