Sipas studimeve të kesh një motër është mirë për shëndetin mendor, por e dini se çfarë është më mirë se një motër? – të kesh një nip apo mbesë!
Kur bëheni teze, jeta juaj do të ndryshojë përgjithmonë dhe për këto arsye:
Do e keni një shok/shoqe të ngushtë – kur bëheni teze, ju do të mund të keni një shok apo shoqe tjetër të ngushtë me të cilin mund të të bëni aventura!
Bëheni më përgjegjës – kur motra juaj bëhet nënë, jo vetëm ajo bëhet më e përgjegjshme por edhe ju! Tezet, fillojnë që të kenë përgjegjësi për nipin e mbesën e vet!
Krijoni një lidhje më të ngushtë me familje – kur vjen në jetë një fëmijë, kjo gjë e lidhë më shumë familjen.
E kuptoni njëmend çfarë do të thotë ‘dashuri pakushte’ – për pak kohë, kjo foshnje do të bëhet prioritet i jetës tënde. Tezet dinë që t’i falin dashurinë pakusht për nipërit dhe mbesat e tyre./FamiljaJone