Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla për flokët kaçurrela

Flokët kaçurrela janë të veçantë, por jo edhe të lehtë për t’u mirëmbajtur. Kaçurrelat kërkojnë një kujdes të veçantë në mënyrën se si pastrohen e si thahen. Ato shpeshherë mund të mos e marrin formën e bukur të tyre, pikërisht për shkak të mënyrën se si pastrohen e thahen.

Ka shumë mënyra se si t’i mirëmbani flokët e lakuara, dhe rutina e pastrimit tyre dallon tej mase nga flokët e drejtë. Shumica e vajzave me flokë kaçurrela i kanë ato të thata dhe që të jenë në formën e duhur, duhet t’i kushtohet rëndësi shampoos e zbutësit.

Më poshtë do t’i lexoni pesë gjëra se si t’i mirëmbani flokët kaçurrelë në mënyrë që të mos dëmtohen:

1. Përdorni një vaj  përpara se të laheni

Shumica e blogereve me flokët kaçurrela tregojnë që përpara se të bëjnë dush, i lyejnë flokët me një lloj vaji (kryesisht ulliri) 20 minuta përpara se të pastrohen.

2. Mos i pastroni çdo ditë

Flokët kaçurela nuk e kanë të domosdoshme të pastrohen çdo ditë. Që t’i ruani e të mos dëmtohen, duhet t’i pastroni maksimum tre herë në javë.

3. Zgjedh shampoon e duhur

Flokët kaçurrela kanë nevojë për kujdes më të veçantë, kur vjen puna tek shampooni me të cilin duhet t’i pastroni. Ato nuk duhet t’i lani me shampoo që kanë përbërës të fortë kimik.

4. Zgjedh zbutësin e duhur

Pasi të aplikoni shampoon, më se i  rëndësishme është edhe zbutësi i duhur. Vajzat kaçurrele e dinë që nëse zbutësi është tejet i fortë, atëherë ndikon tej mase tek forma e kaçurrelave. Prandaj, zgjedhni me kujdes zbutësin që shkon me tipin e flokëve tuaj.

5. Përdorni më pak tharësen e flokëve

Forma e kaçurrelave mund të prishet nëse tharësja e flokëve është në nxehtësinë maksimale. Tentoni që të mos e përdorni atë apo që ta përdorni në nxehtësinë minimale./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë