Abuzimi emocional, mund të lë efekte afatgjata. Nga abuzimi emocional, mund të keni edhe dëme shëndetësore fizike, psikologjike e ndonjëherë të dyjat.
Një person që është
subjekt i abuzimit emocional, mund të përjetojë këtë abuzim nga disa lloj
njerëz – varësisht nga raporti që ka me ta.
Abuzimi emocional
zakonisht vjen nga: prindërit, partnerët, miqtë dhe kolegët.
Ndonjëherë vet personi që është i abuzuar emocionalisht, nuk është i vetëdijshëm për abuzimin që po i bëhet.
Sipas National Domestic Violence Hotline në SHBA, varësisht nga kush vjen abuzimi, janë disa shenja tipike që manifestohen e ato janë: ofendimet, kritikat, monitorimi se ku je, akuzimi që jeni duke e tradhtuar, xhelozia etj.