Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund ta shkaktojnë autizmin bakteriet në zorrë?

Mostra të jashtëqitjes tregojnë se fëmijët me autizëm kanë nivele me të larta te disa llojeve të bakterieve.

Një studim ka zbuluar se fëmijët me autizëm kanë një përbërje unike bakteriesh në jashtëqitjen e tyre. Këto çrregullime mund të vijnë nga nënat të cilat poashtu kanë treguar nivele më të larta të formave të caktuara të bakterieve.

Shkencëtarët besojnë që këto bakterie mund të bllokojnë bartjen e informatave kemikale, gjë e cila mund të shkaktojë lindjen e autizmit.

Këto bakterie mund të shkaktojnë edhe inflamacion që mund të shpie deri tek çrregullimi, spekulojnë shkencëtarët.

Me këtë studim, shkencëtarët shpresojnë që një ditë të mund të trajtojnë dhe parandalojnë autizmim duke manipuluar me bakteriet në zorrë.

Studimi është bërë nga Spitali i Fëmijëve Qilu në Universitetin Shandong në Jinan të Kinës dhe udhëhequr nga Ning Li, hulumtues në qendrën për mikroorganizma.

Një në 59 fëmijë në SHBA ka autizëm dhe djemtë janë 4 herë më tepër të rrezikuar, sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, ndërsa në Britaninë e Madhe më shumë se një në 100 persona ka autizëm, tregojnë statistikat nga Shoqëria Kombëtare Autistike.

Autizmi është shumë i vështirë të diagnostifikohet dhe trajtohet sepse shkaktarët janë të paqartë dhe rastet me autizëm po rritën globalisht.

Kërkime të shumta e lidhin autizmin me gjenetikën megjjthëse ADN-ja si e vetme nuk mendohet të jetë shkaktari i vetëm në shumicën e rasteve.

Mbipesha, stresi dhe infeksionet gjatë shtatzanisë gjithashtu mendohet se kanë rol në lindjen e autizmit por asnjë ende nuk është deshmuar.

Disa studime sygjerojnë që përbërja bakteriale tek nëna mund të ndikojë në rritjen apo zvogëlimin e rrezikut për autizëm tek fëmija. Kjo mendohet që ndodhë përmes boshtit zorrë-tru që komunikon përmes sistemit tonë hormonal, nervor dhe imunitar.

Është sygjeruar që një jo-balancë tek mikroorganizmat e nënës mund të ndikojë tek sistemi nervor i fëmijës, gjë e cila mund te shpie tek autizmi.

Studime me njerëz dhe minjë gjithashtu kanë treguar se manipulimi me bakterie duke inkorporuar “bakterie të mira” mund të ndikojë në zvogëlimin e simptomave të autizmit.

Që të zbulohet nese bakteriet në sistemin tretës tek nëna ndikojne në autizmin tek fëmija, shkencëtarët analizuan jashtëqitjet e 59 fëmijëve me autizëm bashkë me jashtëqitjen e nënave të tyre. Këto janë krahasuar me 30 çifte nënë-femijë ku femijët nuk kishin autizëm.

Studimi zbuloi se nënat dhe fëmijët e tyre me autizëm kishin një rritje të dukshme në numrin e disa bakterieve.

Fëmijët me autizem kishin nivele më të larta të bakterieve Alcaligneaceae, Enterobakteriaceae dhe Clostridium ndërsa nënat e tyre kishin nivele më të larta të Proteobacteria, Moraxellaceae, Alphaproteobacteria dhe Acinetobacter.

Identifikimi i këtyre bakterieve mund t’i ndihmojë doktorët në diagnostifikimin e sëmundjes, deklarojnë kërkuesit.

Vlen të theksohet se nevojiten studime më të mëdha që të analizojnë sesi ndikon ndryshimi në bakterie tek nëna në rritjen e rrezikut për autizëm tek fëmijët e tyre.

Studimi poashtu nuk ka marrë në konsideratë sasinë e konsumimit të fibrave nga nënat, kushtet jetësore dhe historinë e problemeve me sistemin tretës që mund të ndikojnë në mikrobiomën e tyre.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT E AUTIZMIT

Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, njerëzit me autizem kanë probleme me aftësitë e tyre komunikuese, shoqërore dhe emocionale të cilat zakonisht zhvillohen para moshës 3 vjeçare dhe vazhdojnë për tërë jetën.

Disa shenja të autizmit përfshijnë:

• Reagimet në nuhatje, shijim, ndjeshmëri, shikim dhe pamje janë të pazakonshme.

• Veshtirësi adaptimi ndaj ndryshimeve në rutinë.

• Pamundësi ta përsërisin atë që u thuhet.

• Vështirësi në shprehjen e dëshirave përmes të folurit apo gjesteve.

• Pamundësi të diskutojnë për ndjenjat e veta po tjerëve.

• Vështirësi me akte afeksioni si p.sh përqafimi.

• Preferojnë të qëndrojnë vetëm dhe shmangin kontaktin me sy.

• Vështirësi që të ndjehen “nën lëkurën” e dikujt./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë