Për vite të tëra është diskutuar për kafenë dhe dëmet që i bën ajo në shëndet, por kohëve të fundit hulumtimet e tregojnë të kundërtën!
Një studim i fundit, ku morën pjesë 20 mijë persona, zbuloi që ata që konsumonin deri në katër kafe në ditë kishin 64% më pak mundësi të vdisnin në moshë të re, krahas atyre që nuk e konsumonin kafenë!
Rreziku për vdekje të parakohshme sipas këtij studimi shtohet sidomos pas moshës 45 vjecare, prandaj rekomandohet që pas kësaj moshe të konsumohet kafe!
Sipas National Cofee Association në SHBA, kafeja është e lidhur me uljen e rrezikut nga tipi 2 i diabetit, sëmundje të veshkave dhe Alzheimerit.
“Kafeja është e mbushur me antioksidantë”, shprehet zëdhënësi i Ntional Coffee Association, Joe DeRup.