Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është osteoporoza?

Osteoporoza është një gjendje e zakonshme që i bën kockat të dobëta, të holla, të brishta. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës zvogëlohet. Gratë pas menopauzës janë më të predispozuarat.

Një nga faktorët që e mbron kockën prej qelizave shkatërruese është estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratë rreth 45 vjeç vjen duke u pakësuar deri në humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhë quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatërruese rrisin punën e tyre.

Gjendja shpesh quhet një “sëmundje e heshtur” sepse dobësimi i kockave mund të ndodhë ngadalë dhe pa shenja paralajmëruese. Njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm se kanë osteoporozë derisa të thyejnë një kockë, të humbasin lartësinë ose të zhvillojnë një pozicion të ngulitur.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të çojnë në osteoporozë, tha Dr. Harold Rosen.

“Një faktor i tillë është humbja e përshpejtuar e eshtrave që ndodh pas menopauzës”, tha ai.

Disa burra mendojnë se osteoporoza prek vetëm gratë, por ajo godet edhe burrat, shpjegoi ai.

Marrja e ulët e kalciumit dhe niveli i ulët i vitaminës D në trup gjithashtu mund të çojnë në humbje të eshtrave, tha Rosen. Trupi ka nevojë për një furnizim të mirë të kalciumit dhe mineraleve të tjera për të formuar kockat, dhe vitamina D ndihmon në thithjen e kalciumit nga ushqimi dhe përfshirjen e lëndës ushqyese në kockë. Përveç kësaj, zakonet jo të shëndetshme, të tilla si pirja e duhanit dhe pirja e tepërt e alkoolit, mund të shpejtojnë humbjen e eshtrave, tha ai.

Kush rrezikohet më shumë ?

Gratë

Ato që janë të dobëta

Ato që i kanë flokët apo lëkurën ngjyrë të hapur.

Ato që hyjnë herët në menopauzë.

Ato që kanë pak lëvizje.

Ato që përdorin alkool dhe cigare.

Ato që përdorin pak qumësht apo produktet e tij.

Ato që përdorin kortizon.

Ato që i kanë të dëmtuara funksionin e veshkave.

Ato që kanë bërë shumë lindje

Ato që kanë tek të afërmit e tyre një problem të tillë.

A mund të parandalohet osteoporoza?

Sa më shumë kocka të ndërtojë një person në fillim të jetës, aq më shumë individi mund t’i rezistojë humbjes së kockave më vonë.

Parandalimi duhet të fillojë kur njerëzit janë më të rinj, gjatë viteve të të ndërtimit të kockave, me hapat e mëposhtëm, sipas Fondacionit Kombëtar të Osteoporozës:

  • Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ushqimeve të pasura me kalcium dhe vitaminë D gjatë gjithë jetës
  • Aktivitet fizik i rregullt
  • Zakone të shëndetshme, siç është shmangia e pirjes së duhanit dhe kufizimi i konsumit të alkoolit./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë