Sëmundjet e sistemit tretës janë ndër problemet shëndetësore më të shpeshta dhe, në shumë raste, diagnostikimi i hershëm luan rol vendimtar në suksesin e trajtimit. Dhimbjet e barkut, problemet me tretjen, sëmundjet e mëlçisë, pankreasit apo zorrëve nuk duhet të neglizhohen, pasi teknologjia moderne mundëson zbulimin dhe trajtimin e tyre në faza të hershme.
Pikërisht për këtë arsye, Spitali Rezonanca 2 ka zgjeruar gamën e shërbimeve gastroenterologjike, duke ofruar procedura të avancuara diagnostike dhe terapeutike sipas standardeve moderne evropiane. Këto ekzaminime dhe trajtime realizohen me teknologji bashkëkohore dhe ekspertizë profesionale, duke sjellë më afër pacientëve në Kosovë shërbime që deri vonë kërkonin trajtim jashtë vendit.
Nga data 9 qershor, ekipit të Spitalit Rezonanca 2 i është bashkuar edhe Dr. Besnik Ismajli, specialist i mjekësisë së brendshme dhe gastroenterologjisë. Prania e tij sjell një mundësi shtesë për pacientët që kanë nevojë për diagnostikim, konsultim dhe trajtim profesional të sëmundjeve gastroenterologjike.

Në kuadër të këtyre shërbimeve ofrohen procedura të specializuara si ERCP për trajtimin e kanaleve biliare dhe pankreasit, endoultrasonografia (EUS), gastroskopia dhe kolonoskopia moderne, biopsitë dhe heqja endoskopike e polipeve, si dhe trajtimi dhe përcjellja e sëmundjeve inflamatore të zorrëve si Crohn-i dhe Koliti Ulceroz.
Po ashtu, pacientët mund të përfitojnë nga procedura minimal invazive për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme gastroenterologjike, përfshirë punkcionin e mëlçisë, trajtimin e akalazisë, vendosjen e stentave biliare dhe pankreatike, si dhe procedura të tjera të avancuara që realizohen në qendrat më moderne evropiane.
Mjekët gastroenterologë theksojnë se kontrollet preventive dhe ekzaminimet e rregullta janë ndër mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet serioze dhe për të zbuluar në kohë sëmundje potencialisht të rrezikshme.
Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë. Me teknologji moderne, përvojë ndërkombëtare dhe kujdes profesional, Spitali Rezonanca 2 vazhdon të sjellë shërbime të avancuara shëndetësore më afër pacientëve në Kosovë.
📍 Spitali Rezonanca 2
📞 +383 48 184 200













