Hën, Qer 15, 2026
Banner Top
Banner Top

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 31 lindje, ndërsa janë ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët nga Peja dhe rajoni.

Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, nga 31 foshnjet e lindura, 18 janë djem dhe 13 vajza.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, në këtë institucion shëndetësor janë realizuar 2,841 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 265 pacientë të rinj për trajtim.

Mesatarisht, në spital kanë qenë të shtruar 175 pacientë në ditë, përcjell Gazeta Shneta.

Laboratorët e spitalit kanë kryer 16,479 analiza laboratorike për 1,289 pacientë, ndërsa ekipet mjekësore kanë realizuar 65 ndërhyrje kirurgjikale.

Shërbimi i dializës ka ofruar 225 trajtime, ndërsa janë kryer edhe qindra ekzaminime diagnostike, përfshirë 636 rëntgenë, 271 ultrazëra, 91 rezonanca magnetike (MRI), 29 ehokardiografi, 15 ergometri, 17 gastroskopi dhe 12 kolonoskopi.

Po ashtu, në repartin e fiziatrisë janë ofruar 200 trajtime rehabilituese, me qëllim të rikthimit të pacientëve në aktivitetet e tyre të përditshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë