Mar, Maj 19, 2026
Banner Top
Banner Top

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë ka njoftuar se do t’u ofroj qytetarëve subvencione në vlerë prej 70 mijë eurosh, për përballimin e shpenzimeve shëndetësore.

Aplikimi do të fillojë nga data 07.04.2026 dhe do të zgjasë deri më 06.05.2026.

Rastet e rënda me probleme të mëdha shëndetësore, fëmijët me probleme shëndetësore, ngecje fizike dhe çrregullime psikik, rastet me sëmundje kronike në kushte jo të mira ekonomike, janë subvencionet dhe transferet e që do ta ndahen nga Drejtoria për Shëndetësi.

Ndërsa në kushte të barabarta, siç thuhet në njoftim, përparësi u jepet rasteve specifike.

“Rastet e sapo diagnostifikuara me sëmundje malinje, kostoja e trajtimit, gjendja ekonomike familjare dhe trajtimet në institucionet private vendore dhe jashtë vendit, nëse sëmundja nuk mund të trajtohet në institucionet publike ose kur në institucionet publike mungon terapia e nevojshme” – janë këto raste specifike.

Sipas komunikatës, kriteret për të qenë përfitues i subvencioneve në fushën e shëndetësisë përfshijnë këto dokumente: kërkesa e palës, dokument valid identifikimi i Republikës së Kosovës, dëshmi e gjendjes shëndetësore nga mjeku specialist, dëshmi mbi koston e trajtimit, dëshmi mbi gjendjen ekonomike, konfirmim bankar me numrin e xhirollogarisë në emër të përfituesit apo familjarit të tij dhe dëshmi e gjendjes civile që konfirmon lidhjen familjare.

“Kërkesat e pakompletuara dhe ato me mungesë dokumentacioni nuk do të shqyrtohen (refuzohen)”- sqaron Komuna e Mitrovicës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë