Sht, Maj 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Nga 12 maji do të ndryshojë mënyra e realizimit të vizitave tek pacientët e Spitali të Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga data 12 maj do të ndryshojë mënyra e realizimit të vizitave tek pacientët.

Sipas njoftimit, hyrja në spital për vizitorët do të bëhet vetëm nga një hyrje dhe atë hyrja e Bllokut Kirurgjik dhe vizitat tek pacientët e shtrirë lejohen vetëm nga ora 13:00 deri në ora 14:00.

Po ashtu, secilit pacient do ti lejohet vetëm një përcjellës. Përcjellësi ka të drejtë të dalë për furnizime apo nevoja tjera vetëm në intervalet kohore :

  • nga ora 18:00 deri në ora 19:00
  • nga ora 08:00 deri në ora 09:00
  • nga ora 13:00 deri në ora 14:00.

Në njoftim, spitali ka theksuar se ky ndyshim po bëhet me qëllim të rritjes së sigurisë për pacientët dhe stafin shëndetësor, parandalimit të përhapjes së infeksioneve brenda ambienteve spitalore, krijimit të qetësisë së nevojshme për trajtim dhe pushim të pacientëve, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen më efikase të punës në repartet spitalore, do të ndryshojë mënyra e realizimit të vizitave tek pacientët.

“Këto masa po ndërmerren për shkak se frekuentimi i madh dhe lëvizjet e pakontrolluara brenda spitalit rrisin rrezikun e infeksioneve, pengojnë procesin e trajtimit dhe krijojnë vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët që kanë nevojë për qetësi dhe kujdes të vazhdueshëm.” thuhet në njoftim.

Po ashtu, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka paralajmëruar se lëvizja jashtë orarit të vizitave dhe jashtë orarit të paraparë për furnizime nuk do të lejohet dhe dera do të jetë e mbyllur.

Në fund, të njoftimit, ky spital ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve duke thënë se këto masa janë në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe kujdesit më të mirë për pacientët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë