Sht, Maj 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Trajtimet ortodontike, diabeti, shikimi dhe receta të shijshme këtë të diel në “Familja Jonë”

Këtë të diel, duke filluar nga ora 16:00 në Kanal 10, emisioni “Familja Jonë” sjell tema të rëndësishme dhe interesante për shëndetin, mirëqenien dhe jetën e përditshme.

Në pjesën e parë të emisionit do të flasim për trajtimet e hershme ortodontike dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë te fëmijët dhe të rinjtë. E ftuar në studio është Dr. Ulpiana Ahmeti Bujupi, e cila do të ndajë këshilla profesionale dhe informacione të vlefshme rreth kujdesit ortodontik.

Më pas, sjellim një material informues për ndikimin që diabeti ka në shikim dhe problemet që kjo sëmundje mund të shkaktojë te sytë. Për këtë temë flet oftalmologu Dr. Valbon Ajazaj, me rekomandime të rëndësishme për parandalim dhe kujdes.

Në bllokun e tretë, kamera e “Familja Jonë” ndalet në Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca 2”, për të sjellë më afër shërbimet dhe punën që ofrohet aty.

Rubrika “Magjikët e Vegjël” këtë javë vjen me energjinë dhe talentin e Unika Osmanit.

Ndërkaq, në kuzhinën e emisionit, bashkë me Alban Uskanën do të përgatisim mafins të njelmët, një recetë e shijshme dhe praktike.

Mos e humbisni “Familja Jonë”, këtë të diel nga ora 16:00, në Kanal 10!

Youtube

Arkiva

Kategoritë