Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë po përballet me një mbingarkesë të lartë të rasteve në Shërbimin e Emergjencës duke thënë se për 3 muaj gjithsej 7,635 pacientë morën shërbime emergjente.
”Ekipet tona mjekësore kanë trajtuar, raste të aksidenteve në trafik, plagosje, lëndime ortopedike, raste kirurgjike, po ashtu, raste internistike (probleme kardiake, si dhe komplikime të tjera shëndetësore).” thuhet në njoftim.
Me këtë rast, ky spital u ka bërë thirrje qytetarëve që për rastet jo emergjente të drejtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
“Për shkak të mbingarkesës së madhe dhe me qëllim që rastet që janë në rrezik për jetën të marrin trajtimin e duhur në kohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që fillimisht të drejtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare, për kontrolle rutinë, dhimbje të lehta apo shqetësime që nuk janë emergjente.” ka apeluar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.













