Hën, Maj 4, 2026
Banner Top
Policia paralajmëron për kujdes ndaj mesazheve të rreme që synojnë të dhënat bankare

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët lidhur me një dukuri shqetësuese që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.

Sipas njoftimit të policisë, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Në këto mesazhe përfshihet një link i dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare.

“Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.” ka shpjeguar policia.

Tutje në këtë paralajmërim, policia ka ndarë edhe disa këshilla për qytetarët:

  • Të mos hapen linqe të dyshimta
  • Të mos klikohen në linqe të panjohura të pranuara përmes SMS apo aplikacioneve.
  • Të mbrohen të dhënat personale
  • Të mos ndahen fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.
  • Të raportohen rastet menjëherë në polici.

Youtube

Arkiva

Kategoritë