Pre, Maj 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Pse shafrani rekomandohet për personat me dhimbje të kockave

Nutricionistja e emisionit “Familja Jonë”, Albulena Shabani Ilazi, ka folur për përfitimet shëndetësore të shafranit, duke e cilësuar atë si një nga përbërësit natyralë më të fuqishëm kundër inflamacionit.

Sipas saj, shafrani jo vetëm që ndihmon në reduktimin e proceseve inflamatore në organizëm, por njëkohësisht ka edhe veti të theksuara antioksiduese, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit.

“Ne e dimë që për çdo sëmundje vjen si pasojë e një inflamacioni dhe normal që në këtë rast, shafrani është një anti-inflamator shumë i fuqishëm, është antioksidant dhe ka edhe shumë vlera, por veçohet kryesisht si antiinflamator te personat që vuajnë nga problemet reumatizmale, nga dhimbjet e kockave”, shpjegon ajo.

Duke folur për përdorimin praktik të shafranit në përditshmëri, Shabani Ilazi thekson se ai mund të përfshihet lehtësisht në regjimin ushqimor, duke e konsideruar si një shtesë të vlefshme në shumë receta.

“Bile brenda ditës të paktën një lugë shafran, qoftë me kolagjen dhe me qumësht, qoftë çfarëdo forme”, thotë ajo.

Përveç kësaj, nutricionistja sugjeron që shafrani të përdoret edhe në gjellëra të ndryshme, duke rritur jo vetëm vlerat ushqyese, por edhe shijen e ushqimit.

Ajo shton gjithashtu se përdorimi i shafranit në formë çaji mund të ndikojë pozitivisht edhe në cilësinë e gjumit. Sipas saj, kjo lidhet me aftësinë e tij për të ulur inflamacionin në zorrë, çka ndihmon në rritjen e prodhimit të melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit.

Videon e plotë e gjeni më poshtë:

Youtube

Arkiva

Kategoritë