Pre, Maj 1, 2026
Banner Top
Banner Top
BE: Në Kosovë, gratë mbeten të nën-përfaqësuara në tregun e punës

Bashkimi Evropian në Kosovë përmes një postimi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve duke thënë se barazia do të thotë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në punë.

Megjithatë, në këtë mesazh, BE-ja ka vlerësuar se gratë në Kosovë mbeten të nën-përfaqësuara në tregun e punës për shkak të përgjegjësive të papaguara të kujdesit, stereotipeve të vazhdueshme dhe barrierave strukturore.


“Sipas Profilit të Gjinisë së Vendit në Kosovë, të mbështetur nga BE-ja dhe të prodhuar nga UN Women (nëntor 2024), më shumë gra sesa burra jetojnë nën kufirin e varfërisë.” thotë BE-ja.

Në këtë mesazh është bërë e ditur se gratë mbajnë vetëm 22.5% të roleve vendimmarrëse në administratën publike dhe 24.4% në misionet diplomatike.


“Puna e papaguar e kujdesit mbetet një kufizim kryesor, duke kufizuar pjesëmarrjen e grave në arsim dhe punësim, dhe duke ndikuar në rritjen e përgjithshme ekonomike.” ka thën tutje BE-ja.

Për më shumë detaje rreth kësaj teme BE-ja ka publikuar raportin të cilin e gjeni në këtë LINK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë