Sot KFOR-i italian ka bërë një donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Istog, duke kontribuar me furnizim me orendi dhe pajisje të nevojshme për punën e tyre të përditshme.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues tinstitucionalë, përfshirë komandantin e KFOR-it RC-W, kolonelin Federico Mora, drejtorin e emergjencave, Xhevat Demaj, si dhe komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Istog, Sadik Kovaçeviq.
Komuna e Istogut është shprehur se ky donacion synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të zjarrfikësve, të cilët luajnë një rol kyç në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.
“Përfaqësuesit e pranishëm falënderuan KFOR-in italian për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në forcimin e shërbimeve emergjente në komunë.” thuhet në njoftimin e komunës.
















