Mër, Pri 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan angazhohen në projekt praktik për instalimin e ujësjellësit dhe bojlerit

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik, i cili përfshiu instalimin e gypave të rrjetit të ujësjellësit dhe montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë në objektin e administratës së qendrës.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë punës, të miturit instaluan gypat e ujësjellësit sipas standardeve teknike dhe realizuan montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë.

Aktiviteti u zhvillua në grup, nën mbikëqyrjen e instruktorit, duke respektuar rregullat e sigurisë dhe teknikat e përfituara gjatë trajnimit.

“Përmes këtij angazhimi, ata kanë forcuar njohuritë teknike, kanë zhvilluar aftësi bashkëpunimi dhe organizimi në grup, si dhe kanë rritur përgjegjësinë në respektimin e standardeve të sigurisë.” njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas tyre, ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në formimin profesional të të miturve, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe për sfidat që i presin në të ardhmen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë