Mar, Pri 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Kryqi i Kuq i Kosovës trajnon të rinjtë për “Udhëheqës të Rinisë”


Më 23 deri më 25 prill, përfundoi trajnimi për “Udhëheqës të Rinisë”, i organizuar me të rinjtë vullnetarë të Kryqit të Kuq të Kosovës.

Siç ka njoftuar Kryqi i Kuq, në këtë trajnim morën pjesë të rinj nga 8 komuna, të cilët patën mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi për udhëheqje rinore, përpilim të projekt-propozimeve, si dhe organizim dhe realizim të aktiviteteve të rinisë vullnetare në kuadër të degëve të Kryqit të Kuq.

“Ky trajnim ka për qëllim fuqizimin e të rinjve si udhëheqës aktivë në komunitetet e tyre, duke nxitur vullnetarizmin, solidaritetin dhe angazhimin humanitar.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë