Mar, Pri 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministrja, Bogujevci, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se ministrja Saranda Bogujevci ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas njoftimit në këtë takim me Bogujevcit dhe Antoninit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në projektet aktuale, si dhe për mundësitë e zhvillimit të iniciativave të reja në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Po ashtu ministria ka përmendur se në takim u theksua edhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm në këto sektorë.


“Ministrja Bogujevci falënderoi Ambasadorin Antonini për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin e kulturës në Kosovë, ndërsa Ambasadori e uroi Ministren për detyrën e re, duke rikonfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë