Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer gjithsej 4,072 analiza laboratorike nga 267 pacientë, ndërsa janë realizuar edhe 562 vizita specialistike.
Sipas raportit ditor, 66 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa aktualisht në spital janë të shtrirë 212 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe 1 lindje, ku ka lindur 1 vajzë, ndërsa janë kryer 9 operime me sukses dhe 40 dializa.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike, janë realizuar 119 incizime me rëntgen, 46 ekzaminime me ultrazë dhe 14 MRI.
Po ashtu, janë kryer 10 ehokardiografi, 2 ergometri, 2 gastroskopi dhe 6 kolonoskopi.
Në fushën e rehabilitimit janë ofruar edhe 56 shërbime fiziatrike.













