‘Molla e Adamit’ është një lak i kërcit në fyt të burrave, por që nuk ka ndonjë funksion specifik. Ajo zhvillohet në kohën e pubertetit kryesisht tek burrat.
Molla e Adamit, është e përbërë nga kërci dhe rritet jashtë laringut – afër tiroideve.
Laringu, ose ‘kutia e zërit’, është pjesa e përparme e qafës që përmban kordet zanore. Laringu, rritet gjatë adoleshencës. Kur laringu është më i theksuar atëherë bëhet zëri më i thellë.
Madhësia e Mollës së Adamit, nuk ndikon në shëndetin fizik. Por, disa persona mund të kenë kompleks madhësinë e saj, sepse ndien që nuk përkon me pjesët e tjera të trupit – apo edhe me identitetin gjinor.
Prandaj për njërën apo arsyen tjetër, disa persona vendosin që ta largojnë Mollën e Adamit, përmes operacioneve.