Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, ka pritur sot për vizitë një delegacion nga Danimarka.
Kështu ka bërë të ditur ky spital.
“Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Dr.Afrim Cana u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve dhe i njoftoi se jemi në dijeni për bashkëpunimin e shtetit danez me Republikën e Kosovës. Ne tashmë kemi përvojë të gjatë në mënyrën se si funksionon procesi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për personat e burgosur.” ka njoftuar ky spital.

Tutje është theksuar se Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ofron shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë, ndërsa për të burgosurit zhvillohen procedura më specifike, por që sipas këtij spitali, edhe ato janë pa dallime në ofrim të shërbimeve.
Tutje është bërë e ditur se delegacioni danez njoftoi se janë në proces të ofrimit të disa shërbimeve shëndetësore specialistike brenda hapësirave të burgut, por megjithatë spitalin e shohim si të pashmangshëm për disa shërbime.
“Gjatë kësaj vizite, do të diskutojmë rreth mënyrës se si do të zhvillohen procedurat për ofrimin e këtyre shërbimeve.” ka njoftuar tutje ky spital.













