Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit e cila shënohet me 7 prill, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.
Ky spital ka theksuar se përkushtimi ndaj pacientëve mbetet i pandërprerë, duke ofruar shërbime shëndetësore 24 orë në ditë.
“Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo ditë shënohet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet më të rëndësishme shëndetësore dhe për të inkurajuar qasje më të barabartë në shërbime cilësore shëndetësore për të gjithë.” – ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Pejë duke ndarë tutje edhe disa këshilla:
• Bëni kontrolle të rregullta
• Ushqehuni shëndetshëm
• Qëndroni aktiv fizikisht
• Kujdesuni edhe për shëndetin mendor













