Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka rikujtuar se 18 vjet më parë, më 18 shkurt 2008, SHBA njohu shtetin e Kosovës, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.
“Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.” ka shkruar ambasada duke shtuar se Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të rikonfirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë bashkuar popujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë gjithashtu ka rikujtuar edhe deklartën e atëhershme të sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, e cila ishte shprehur se “…Ndërsa Kosova sot nis jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i saj i afërt.”
SHBA-ja ishte ndër shtetet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës. Gjatë vitit 2025 Kosova arriti të marrë katër njohje të reja duke bërë që të shkojë në 121 numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.












