Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
14 vajza dhe 10 djem kanë lindur javën kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se 14 vajza dhe 10 djem kanë lindur javën kaluar në këtë spital.

Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer edhe shërbime tjera si:

  • 2,384 vizita specialistike
  • 217 pranime
  • 169 pacientë mesatarisht të shtrirë në një ditë
  • 1,565 pacientë kanë kryer gjithsej 18,112 analiza
  • 53 operacione të suksesshme
  • 219 dializa
  • 480 Rëntgen, 238 Eho, 56 MRI
  • 20 ergometri, 42 ehokardiografi
  • 8 kolonoskopi, 16 gastroskopi
  • 225 shërbime fiziatrike.

“Ne jemi këtu për ju, 24/7/365. Faleminderit për besimin tuaj!” thuhet në fund të këtij njoftimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë