Sot gjatë ditës u mbajtën punimet e ditës së dytë të Kongresit të VII të Mjekësisë.
Gjatë kësaj dite u mbajtën paralelisht ligjerata nga ligjërues të huaj dhe vendor, simpoziumi i III i Kardiologjisë, punëtori si dhe panairi mjekësor.
Disa nga temat që u trajtuan janë PËRPARIMET NË REANIMIM PEDIATRIK
Dr. Inva Gjeta nga Shqipëria me temën, Shoku kardiogjenik pediatrik, Dr. Petrit Gjaka me temën, POCUS në PICU etj.
—SFIDAT KARDIOVASKULARE NË REAMINING
Prezantim nga Prof. Dr. Vedat Elezi nga Franca, prezentoi ‘Menaxhimi i kujdesit intensiv për pacientin me shok kardiogjen’.
Prof. Dr. Sokol Mara, PhD nga Franca me temën: ‘A janë gjithmonë të disponueshme udhëzimet për pompën e balonës intraaortale (IABP) pranë shtratit të pacientit?’
Prof. Dr. Visnja Ivancan nga Kroacia, Mbështetje mekanike e qarkullimit të gjakut etj.
Njëkohësisht, u mbajt edhe Panairi Mjekësor, ku u ekspozuan mjete dhe pajisje të ndryshme mjekësore nga kompani të ndryshme.













