Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Shoqata Italiane ASVI u prit në takim zyrtar nga QKUK: u diskutua mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi

Përfaqësues nga  Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitarë të Kosovës (QKUK) pritën sot në vizitë zyrtare delegacionin e Shoqatës Italiane ASVI (Associazione Solidarietà Volontariato Insieme) me seli në Milano.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – SHSKUK në një njoftim ku thuhet se delegacioni u kryesua nga Marinella del Passo dhe Dr. Gabriele Vignati, kardiolog pediatër.

Përfaqësuesit e ASVI-së u pritën nga dr. Ardian Shefkiu, Ud- drejtor Shëndetësor në ShSKUK-së dhe ekipi i kardiokirurgëve, neonatologëve dhe anesteziologëve të QKUK-së: dr. Gazmend Spahiu, dr. Shpejtim Shurdhiqi, dr. Luan Morina, dr. Linda Kryeziu dhe Dardane Mehaj.

Sipas këtij njoftmi, qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet QKUK-së dhe Shoqatës ASVI, me synim themeltimin e njësisë së kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë si dhe trajnimin e stafit mjekësor kosovar në qendra të specializuara shëndetësore në Itali.

“Shoqata ASVI ka dhënë një kontribut të çmuar në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit që nga viti 1999, në fusha të ndryshme si ndihma humanitare, zhvillimi komunitar, mbështetja sociale dhe arsimore. Në fushën e shëndetësisë, që nga viti 2009 e deri më sot, me mbështetjen e kësaj shoqate janë operuar 180 fëmijë nga Kosova në Itali, kryesisht në Spitalin Ospedale Niguarda Ca’Granda në Milano.”

Në fund të këtij njoftimi është thënë se SHSKUK vlerëson lartë kontributin e Shoqatës ASVI dhe shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë