Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka filluar dje fushatën për vaksinimin e personelit policor, e cila do të zgjasë deri më 22 tetor.
Ky njoftim është bërë i ditur nga Policia e Kosovës ku është thënë se fushata pritet të realizohet në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës dhe se në të do të përfshihen gjithë personeli policor të cilët bazuar në natyrën e punës specifike dhe ekspozimit të vazhdueshëm ndaj virusit të gripit, klasifikohen në grupin me rrezikshmëri të lartë ndaj sëmundjes.


“Qëllimi i kësaj fushate është parandalimi i përhapjes së gripit sezonal, dhe ruajtja e shëndetit të pjesëtarëve të PK-së dhe familjarëve të tyre, të cilët janë të angazhuar çdo ditë e në çdo kohë në ofrimin e sigurisë publike dhe shërbimeve për qytetarët.” ka njoftuar Policia e Kosovës.














