Jeni në nxitim në mëngjes? Asnjë problem. Ky smoothie i shpejtë dhe plot proteina është zgjidhja ideale. Përgatiteni për mëngjes dhe jeni gati për të nisur ditën.
Vlerat ushqyese për një smoothie:
- 200 kalori
- 16.5 g proteina
- 26.5 g karbohidrate (nga të cilat 25 g sheqerna)
- 3 g yndyrë (nga të cilat 2 g të ngopura)
- 1 g fibra
- 0.3 g kripë
Koha e përgatitjes:
Më pak se 30 minuta
Gatimi:
Nuk kërkon gatim
Porcionet:
Për 1 person
Përshtatshmëria dietike:
Pa vezë, pa gluten, e shëndetshme, pa arra, e përshtatshme për shtatzëna, vegjetariane
Përbërësit:
- 100 g kos grek pa yndyrë
- 1 banane e vogël (rreth 75 g e qëruar), e ndarë në copa
- 175 ml qumësht i skremuar
- një majë luge kanelle pluhur
Udhëzimet:
Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Më pas hidhni atë në një gotë dhe shërbeni. Gjithashtu mund ta hidhni në një shishe për ta marrë me vete dhe ta pini gjatë rrugës.
Këshillë:
Nëse i prisni bananet në copa dhe i vendosni në qese të vogla në ngrirje, ato nuk do të kalben dhe do të keni gjithmonë një smoothie super të freskët dhe të ftohtë për mëngjes. /BBC/












