Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Smoothie i shpejtë për mëngjes të shëndetshëm

Jeni në nxitim në mëngjes? Asnjë problem. Ky smoothie i shpejtë dhe plot proteina është zgjidhja ideale. Përgatiteni për mëngjes dhe jeni gati për të nisur ditën.

Vlerat ushqyese për një smoothie:

  • 200 kalori
  • 16.5 g proteina
  • 26.5 g karbohidrate (nga të cilat 25 g sheqerna)
  • 3 g yndyrë (nga të cilat 2 g të ngopura)
  • 1 g fibra
  • 0.3 g kripë

Koha e përgatitjes:

Më pak se 30 minuta

Gatimi:

Nuk kërkon gatim

Porcionet:

Për 1 person

Përshtatshmëria dietike:

Pa vezë, pa gluten, e shëndetshme, pa arra, e përshtatshme për shtatzëna, vegjetariane

Përbërësit:

  • 100 g kos grek pa yndyrë
  • 1 banane e vogël (rreth 75 g e qëruar), e ndarë në copa
  • 175 ml qumësht i skremuar
  • një majë luge kanelle pluhur

Udhëzimet:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Më pas hidhni atë në një gotë dhe shërbeni. Gjithashtu mund ta hidhni në një shishe për ta marrë me vete dhe ta pini gjatë rrugës.

Këshillë:

Nëse i prisni bananet në copa dhe i vendosni në qese të vogla në ngrirje, ato nuk do të kalben dhe do të keni gjithmonë një smoothie super të freskët dhe të ftohtë për mëngjes. /BBC/

Youtube

Arkiva

Kategoritë