Royal Imaging Center – Njësia Gjilan ka sjellë një risi të madhe në shëndetësinë rajonale duke prezantuar pajisjen më të avancuar të rezonancës magnetike, MAGNETOM Free.Max nga Siemens Healthineers. Kjo pajisje përfaqëson standardin më të ri global në teknologjinë e diagnostikimit mjekësor, duke kombinuar komoditetin e pacientit me saktësinë maksimale të rezultateve.
Çfarë e bën këtë rezonancë kaq të veçantë është hapësira unike prej 80 cm, e para dhe e vetmja në botë që ofron një përvojë anti-klaustrofobike dhe komoditet të jashtëzakonshëm për pacientët. Për më tepër, falë teknologjisë së integruar me Inteligjencë Artificiale (AI), ekzaminimet realizohen më shpejt, më lehtë dhe me rezultate më të sakta. Pajisja ka përdorim universal për çdo pjesë të trupit, përfshirë edhe ekzaminimin e trupit të plotë, duke ofruar performancë mjekësore të pakrahasueshme.
Kjo arritje është pjesë e përkushtimit të Royal Imaging Center për të ofruar shërbime moderne, të sigurta dhe të avancuara, gjithmonë me pacientin në qendër të çdo vendimi dhe investimi.
📍 Për të caktuar një termin në Prishtinë ose Gjilan dhe për të përfituar nga teknologjia më inovative në botë, kontaktoni në numrat zyrtarë të Royal Imaging Center.













