Dje, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ofruar shërbime të shumta për qytetarët: 603 vizita specialistike, 43 pranime të reja dhe 8 operacione. Në total, 386 pacientë kryen 4,592 analiza laboratorike dhe u realizuan shërbime diagnostike si Rëntgen, Eho dhe CT.
Gjithashtu, janë kryer 47 dializa, 44 procedura fiziatrike dhe 4 lindje – 2 djem dhe 2 vajza. Aktualisht, spitali ka 185 pacientë të shtrirë dhe 191 të hospitalizuar.
Spitali vazhdon të ofrojë kujdes profesional dhe shërbime të shpejta për qytetarët e Pejës.













