Gjakderdhja në sy (e njohur si hemorragji subkonjuktivale) ndodh kur një enë e vogël gjaku çahet nën konjuktivë (shtresa e tejdukshme që mbulon pjesën e bardhë të syrit). Zakonisht duket si një njollë e kuqe e ndritshme në syrin e bardhë.
Shkaqet më të shpeshta
- Rritje e papritur e presionit të gjakut (kollitje, tështitje, ngritje peshe).
- Trauma e vogël në sy (p.sh. fërkimi i syrit, goditje e lehtë).
- Tension i lartë i gjakut ose çrregullime të koagulimit.
- Përdorimi i disa barnave holluese të gjakut.
Nëse vëreni një njollë të kuqe në syrin tuaj, mos u frikësoni menjëherë! Gjakderdhja nënkonjuktivale është shpesh e padëmshme dhe shkaktohet nga një enë gjaku që çahet. Zakonisht nuk shoqërohet me dhimbje dhe largohet vetë brenda disa ditësh.
Megjithatë, nëse ndodh shpesh, shoqërohet me dhimbje ose probleme me shikimin, caktoni terminin tuaj sot në Kliniken Gjermane te Syrit.
Nurmi i kontaktit: +383 45 33 85 88
Klinika Gjermane e Syrit gjendet në KM 5-të i Rruges dytësore Prishtinë-Ferizaj,10000, Prishtinë













