Sht, Kor 4, 2026
Banner Top
Banner Top
Sukses i madh në QKUK – Fillon Shërbimi i Elektrofiziologjisë së Zemrës me Bashkëpunim Ndërkombëtar

Në një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve kardiologjike në Kosovë, Klinika e Kardiologjisë në QKUK ka nisur me sukses ofrimin e shërbimeve të Elektrofiziologjisë së Zemrës, falë punës së palodhshme të stafit vendor dhe bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë.

Ky shërbim i ri, i cili adreson çrregullimet e ritmit të zemrës përmes diagnozës dhe trajtimit me teknologji të avancuar, është rezultat i përkushtimit të një ekipi profesionistësh ambiciozë dhe vizionarë, të cilët po sjellin inovacion në një fushë të re për Kosovën, shkruan FamiljaJonë.

Gjatë muajit korrik, ekipi vendor punoi intensivisht në realizimin e procedurave të para elektrofiziologjike dhe implantimeve të pajisjeve elektrike të zemrës. Kjo periudhë shënoi një pikë kthese për Kardiologjinë kosovare, duke u karakterizuar nga profesionalizëm, inovacion dhe një atmosferë pune pozitive.

Pjesë e këtij suksesi ishin edhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë të cilët qëndruan në Prishtinë për të asistuar dhe mbikëqyrur procedurat:

  • Assoc. Prof. Sandro Brusich nga Qendra Klinike Universitare e Rijekës (Kroaci)
  • Dr. Valon Spahiu, kryemjek në Klinikën Universitare “Insel” në Bern (Zvicër)
  • Ass. Prof. Ilir Maraj nga Yale New Heaven Hospital, Connecticut (SHBA)
  • Prof. Kudret Aytemir dhe Prof. Hikmet Yorgun nga Spitali Universitar Hacettepe në Ankara (Turqi)

Këta profesionistë kontribuan vullnetarisht me ekspertizën e tyre, duke e përkrahur ekipin vendor në ngritjen e kapaciteteve për një shërbim të qëndrueshëm dhe modern, transmeton FamiljaJonë.

Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për kardiologjinë në Kosovë. Shërbimi i Elektrofiziologjisë është një hap drejt barazimit me qendrat mjekësore evropiane, dhe një premtim për përkujdesje më të mirë për pacientët kosovarë./FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë