Këtë të diel, emisionin “Familja Jonë” e nisim me Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2
Në pjesën e dytë flasim për problemet me nyjen temporo-mandibulare apo nyjen e nofullës me Dr. Mërgime Prekazi Loxha, kirurge maksilofaciale.
Në bllokun e tretë sjellim një intervistë nga Gjermania me Dr. Halil Krasniqin.
Në rubrikën e pestë të emisionit, bashkë me psikologun Yll Avdijaj flasim për ankthin e të qenurit “i mjaftueshëm” në familje dhe shoqëri.
Te kuzhina e familjes, nutricionistja dhe dietologia Albulena Shabani Ilazi na sjell recetën e sallatës me tranguj dhe kefir.
Takohemi të dielën, në ora 16:00, në Kanal 10!













