Organizata Botërore Shëndetësisë, rekomandon që nënat t’i ushqejnë fëmijët me gji së paku deri në gjashtë muaj – dhe ato që e vazhdojnë gjidhënien ta zgjasin deri kur fëmija i bën dy vjet, por natyrisht qumshtin e gjirit duhet shoqëruar edhe me ushqim tjetër.
Janë disa përfitime që i ka si nëna ashtu edhe fëmija nëse ushqehet me qumështi gjiri e ato janë:
Sistem imuntar më të frotë – qumështi i gjirit është i pasur me qeliza të bardha, që janë qeliza imunitare. Gjithashtu qumështi i gjirit, mund të përshtatet me atë që i duhet fëmijës dhe përmban antitrupat e duhura për të luftuar infeksione të ndryshme.
Gjumë më të rehatshëm – gjidhënia mund të përmirësojë ritmet e zgjimit – gjumit tek fëmijët. Gjatë ditës kimikatet e qumështit të gjirit nuk janë të njëjta, pra niveli i disa kemikateve ndryshon. P.sh. përderisa hormoni melatonin, që rregullon gjumin, sekretohet gjatë natës tek nëna, por kjo nuk ndodh tek foshnjet. Prandaj, ky hormon jep një ndenjë relaksimi tek foshnja dhe e ndihmon që të ketë një gjumë të rehatshëm./Familja Jone