Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Laborator i ri në Spitalin e Fëmijëve ‘Sheikha Fatima; në QKUK, donacion nga ‘Khalifa Foundation’

Bashkëpunimi mes presidencës dhe Emirateve të Bashkuara ka siguruar një laborator të ri në spitalin e  fëmijëve.

Institucioni i Presidencës ka njoftuar se donatori ‘Khalifa Foundation’ ka përkrahur Kosovës me laborator të ri në spitalin ‘Sheika Fatima’.

“I pajisur me teknologji bashkëkohore, ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas presidencës, një pjesë e këtyre pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë